Shkodër, 28 tetor, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës kanë kapur në flagrancë një person të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se personi në fjalë është Sami Kuka, vjeç 41, lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës.Bëhet me dijeni se ndaj tij ekzistonte një masë sigurie e arrestit me burg, vendosur nga gjykata e Shkodrës, për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve".
Nga ana e policisë janë kryer veprimet e duhura procedurale, ndërsa materialet përkatëse iu kaluan prokurorisë së Shkodrës.
n.e/NOA