Tiranë, 28 tetor NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë sot një letër urimi nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohamed Al-Kharafi.
"Është kënaqësi për mua t'i përcjell Shkëlqesisë suaj përgëzimet e mia të sinqerta për ri-zgjedhjen tuaj si Kryetare e Kuvendit të vendit tonë mik, Shqipërisë.
Rizgjedhja e Shkëlqesisë tuaj konfirmon besimin në aftësitë tuaja për të përmbushur angazhimet e këtij pozicioni.Â
 Kam bindjen se përpjekjet tuaja do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve midis dy parlamenteve tona në interes të të dy shteteve" thuhej në mesazhin e urimit të Al-Kharafi.
k.k/NOA