English

Një 48-vjeçare denoncon zhdukjen e vajzës së saj adoleshente

Tiranë, 28 tetor NOA - Një 48-vjeçare ka denoncuar në polici largimin pa adresë të vajzës së saj adoleshente.

Burime nga policia e kryeqytetit thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA se F.M, banuese në rrugën "Lord Bajron" në Tiranë ka denoncuar ditën e djeshme zhdukjen e vajzës së saj R.M, 18-vjeçe.

Gruaja ka treguar para oficerëve të policisë se vajza e saj kishte dalë nga shtëpia duke mos lajmëruar se ku do të shkonte.

Pas vonesës së tepruar të saj, familjarët kanë nisur ta kërkojnë ndërsa asnjë prej shoqeve dhe të afërmve të vajzës nuk kishte dijeni për vendndodhjen e saj.

Policia deklaroi se po punohet për gjetjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të largimit

k.k/NOAÂ

KOMENTE