English

Pakistan, makina bombë vret 90 persona

Pakistan, 28 tetor NOA - Të paktën 90 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një makine bombë në Pakistan.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Peshawar-it në veri perëndim të Pakistanit duke vrarë të paktën 90 vetë.

Makina ishte destinuar të shpërthente në një treg të mbushur me njerëz, duke shkaktuar një tragjedi.

Shpërthimi shkaktoi rënien e një ndërtese dhe djegien e disa dyqaneve ndërsa numri i viktimave ishte më shumë se 90 persona dhe me qindra të plagosur.

Ndërkohë që autoritetet kanë fajësuar militantët talebanë për këtë sulm.

k.k/NOA

KOMENTE