English

Plagosi me armë, bie në pranga i kërkuari

Pogradec, 28 tetor, NOA - Forcat e policisë së Pogradecit kanë mundësuar kapjen dhe ndalimin e 32-vjeçarit Agim Pashollari, lindur dhe banues në fshatin Girbec të Korçës.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ky person ka qenë i shpallur në kërkim pasi gjykata e Pogradecit ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit".

Kjo pasi ai një muaj më parë ka plagosur me armë zjarri një person në fshatin Dardushë të Pogradecit.

n.e/NOA

KOMENTE