English

Policia e Shtetit, shkarkohet nga detyra Ahmet Prençi

Tiranë, 28 tetor NOA - Ahmet Prençi nuk është më Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Vetëm dy muaj pasi ka marrë frerët e dikasterit blu, Lulzim Basha duket se ka nisur ndryshimet nga të "mëdhenjtë".

Kështu me propozim të tij, Këshilli i Ministrave vendosi sot të largojë nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençin i cili do të emërohet këshilltar i Ministrit të Brendshëm.

Mësohet se në vend të Prençit, është emëruar Hysni Byrgaj deri më tani ishte zëvendësi i tij.

Kryepolici Ahmet Prençi, u emërua në krye të Policisë së Shtetit në mars të vitit 2007 kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sokol Olldashi.

Prençi ishte drejtor i Policisë së Shkodrës kur mori postin e Policisë së Shtetit,

Ndërsa dyshohet se ka qenë edhe kërkesa e vet Prençit për tu larguar nga drejtimi i uniformave blu.

Prençi drejtoi Policinë e Shtetit në një kohë kur ajo pësoi valën e dytë e shkarkimeve masive të punonjësve të policisë, ose siç njihet ndryshe "reforma".

Gjithashtu Prençi ishte në këtë post kur u miratua ligji për Policinë e Shtetit.

k.k/NOA

KOMENTE