English

Pr.ligji i ri kundër krimit, Nishani: Do hetojë pasuritë e dyshuara

Tiranë, 28 tetor NOA-Ministri i Drejtësisë vlerëson se pr.ligji i ri kundër krimit të organizuar që pritet të miratohet në parlament do të ndihmojë në konsolidimin e luftës ndaj krimit.

Sipas Nishanit, ky projektligj do të ndihmojë që Â pasuria e cila dyshohet se është vënë nëpërmjet veprimtarive kriminale, të sekuestrohet pavarësisht nëse personi që e zotëron nuk ka një procedim penal.

Në një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve BBC, ministri i ri i Drejtësisë Bujar Nishani është shprehur dhe për nevojën e thellimit të reformave në fushën e drejtësisë për të arritur standardet evropiane.

Ndiqni më poshtë të plotë intervistën e ministrit Nishani.

Pse ka lindur nevoja për të ndryshuar ligjin?

Iniciativa erdhi për shkak të një vendimi unifikues të gjykatës së lartë e cila në njëfarë mënyrë bllokoi sekuestrimin e aseteve ekonomike dhe financiare të personave që hetoheshin për veprimtari kriminale në gjykatë.

Ky është një shqetësim i cili në njëfarë mënyrë ka ndikimin e vet edhe në procesin e hetimit dhe gjykimit të grupeve kriminale.

Nëse një grup kriminal apo individ i cili hetohet për një vepër të caktuar kriminale vazhdon të përfitojë apo vjelë asetet e tij ekonomike, të ketë burime të mjaftueshme financiare, rezulton që shpeshherë këto i përdor në interes të devijimit të gjykimit apo të ndërhyrjes në procesin e gjykimit nëpërmjet formave të ndryshme të korrupsionit.

Pra fryma dhe gërma e ligjit në fakt bën fjalë për ngrirjen dhe më pas sekuestrimin e të gjitha atyre aseteve financiare të personave që hetohen për një vepër kriminale, por që nuk e justifikojnë pasurinë që kanë, ndaj dhe procesi i ngrirjes dhe sekuestrimit të tyre mbështetet kryesisht në kodin e procedurës civile duke e shmangur pjesën tjetër që ka të bëjë më veprën penale për të cilën akuzohet dhe hetohet i akuzuari.

Duke ju referuar gjithmonë relacionit të ministrisë tuaj në projektligj thuhet ndonëse procedimi penal ndaj një personi mund të pushojë, kjo nuk duhet të konsiderohet si pengesë për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë.

A nuk bie kjo ndesh me ligjin shqiptar që nëse nuk pranohet fajësia e një personi, si mund ai të ndëshkohet duke i sekuestruar pasurinë?

Pikërisht këtu qëndron dhe ndryshimi dhe thelbi i tij sepse nëse hetohet për një vepër të caktuar penale le të themi trafik i qenieve njerëzore, apo drogës, rrëmbime, sekuestrime apo vrasje natyrisht kjo nuk ka të bëjë me pjesën tjetër që lidhet me mënyrën sesi e ka vënë këtë pasuri personi që akuzohet.

Nëse gjykata e gjen personin të pafajshëm për veprën penale për të cilën ai akuzohet si psh për trafikun e drogës, kjo nuk do të thotë që pjesa e pasurisë që ai ka vënë gjatë kohës që ai ka ushtruar veprimtarinë ndoshta të paligjshme, por që nuk ka mundur të vërtetohet nga pikëpamja proceduriale dhe e provave nga ana e gjykatës dhe ai nuk e justifikon pikërisht këtë pasuri që ka vënë apo këtë standard jetese që ai ka.

Natyrisht kjo është një çështje tjetër që nuk i takon veprës për të cilën ai akuzohet, por veprimtarisë së paligjshme mbi bazën e të cilës ai ka përfituar këtë pasuri e cila gjithsesi është e paligjshme dhe në të gjithë standardet dhe të gjithë përcaktimet qoftë të kodit civil, qoftë të kodit penal konsiderohet e paligjshme dhe duhet të sekuestrohet.

Pak më parë përmendët termin standard i pajustifikuar i jetesës. A nuk rrezikon rënien në subjektivizëm dhe siç mund të kuptohet sot subjektivizëm do të thotë dhe korrupsion?

Ndoshta, por fundi i përgjigjes time është që gjykata përmes një procesi të plotë hetimor do vendosë nëse është i drejtë ky akt i marrë për ngrirjen e këtyre aseteve për t'i kaluar në sekuestrim apo jo.

Pra do të kemi një proces të rregullt gjyqësor për këtë çështje nuk do të bëhet apriori me një institucion që nuk ka autoritetin e gjykatës.

Nga ana tjetër bëhet fjalë pikërisht për të marrë një vendim mbi bazën e provave ku individ me veprimtarinë e tyre të përditshme ekonomike që kanë nuk e justifikojnë atë pasuri.

Sot ne kemi një ligj për kontrollin e pasurive të gjyqtarëve të lartë i cili pavarësisht që një gjyqtar nuk ka kryer një vepër penale, por ai duhet të justifikojë pasurinë të cilën disponon dhe nëse këtë pasuri që ka nuk e justifikon atëherë ajo bllokohet dhe hapi i dytë që është mbajtja e përgjegjësisë penale.

Aq më tepër për individë që janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo hetohen si të tillë unë mendoj që ky standard i marrë nga eksperienca evropiane duhet të aplikohet dhe në Shqipëri aq më tepër me problemet që ka Shqipëria me luftën ndaj krimit të organizuar e cila duhet të vijë dhe të konsolidohet.

Sikurse është vënë re në disa raporte të fundit të ndërkombëtarëve drejtësia shqiptare është mjaft e kritikuar dhe si shkak për këtë përmendet ndërhyrja e politikës. Ju sapo jeni emëruar ministri i ri i drejtësisë, çfarë reformash standarde priten të ndërmerren për të kthyer drejtësinë shqiptare në rrugën e duhur?

Unë besoj që drejtësia shqiptare është në rrugën e duhur ka problemet e veta pa diskutim ashtu siç ka në të gjithë fushat e tjera të jetës.

Unë e konceptoj pozicionin e ministrit në lidhje me relacionet që ai ka me gjyqësorin në dy shtylla.

Së pari ministri duhet të jetë mburoja kryesore e pavarësisë së gjyqtarit, pra gjyqtari duhet të shikojë tek ministri i drejtësisë mburojën kryesore të pavarësisë së tij ashtu siç nga ana tjetër ministri duhet të jetë mbrojtës padyshim dhe i ekzekutimit dhe i vlerësimit dhe respektimit të së drejtës për një gjykim të barabartë dhe të ndershëm të qytetarit përballë trupi gjykues.

Unë mendoj që ne do të fillojmë të lëvizim më shumë në fushën e nivelit të profesionalizmit ndaj gjyqtarit.

Natyrisht pjesa tjetër e reformës në drejtësi është shumë e gjerë, së pari ka nevojë për dy elemente bazë një që përfshin politikën që kërkon pjesën konsensuale të politikës në vend, si aktorë që kanë përgjegjësi për zhvillimin dhe evolucionin e mentalitetit të shoqërisë në të cilën ne jetojmë dhe nga ana tjetër ka të bëjë pikërisht me çështjet e bashkëpunimit dhe partneritetit në arritjen e një legjislacioni të një standardi evropian mes të gjithë aktorëve që janë të përfshirë në fushën e drejtësisë.

Â

Â

Â

Â

KOMENTE