Nga Rajmonda LajthiaÂ
Tiranë, 28 tetor NOA - Kompania e naftës ARMO nuk ka vetëm probleme dokumentacioni, sikundër deklaron administrata fiskale, por pronari i saj Rezart Taçi është një nga tatimpaguesit i cili ka borxhe në tatime dhe dogana.
Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti e ka konsideruar bllokimin e punës në rafineri, si një veprim të nxituar të tatimorëve.
Sipas tij kjo administratë po fsheh arsyen e vërtet të këtij urdhri.
"Kompania ARMO mund të ketë probleme pasi nuk ka paguar një pjesë të taksave ndaj shtetit apo ndaj subjekteve të treta me të cilat punon, por që ta bllokosh për mungesë çertifikate prodhimi, kjo më duket jo normale"- tha Prifti.
Sipas tij, është faji i shtetit që nuk e ka shitur kompaninë pa dokumentacionin e duhur. Por ARMO rezulton edhe debitor ndaj Alpetrolit, kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës.
Prifti vijon më tej kur thotë se në kontratën e privatizimit nuk është e specifikuar se kush do ti paguajë borxhet e trashëguara.
Sipas ministrit, ARMO pretendon se e ka blerë këtë kompani pa detyrime, por ekspertët e ministrisë po merren me sqarimin e detajeve për të zgjidhur situatën.
r.l/NOA
Â