Tiranë, 28 tetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë sërish sot në një deklaratë për shtyp për të reaguar në lidhje me projektligjin mbi pronat në bregdet që sipas tij është në interes të qeveritarëve.
"Dje në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë shprehëm dyshimet tona lidhur me projekt-ligjin "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror, në zonat me përparësi turizmin".Â
Dyshimet tona lidhen me faktin që ky projektligj bëhet në favor të interesave familjare të Kryeministrit dhe të ministrave të oborrit.
Gjithashtu po dje ne kërkuam që Qeveria të publikojë listën e familjarëve dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë që përfitojnë nga ky ligj i posaçëm që privatizon përfundimisht bregdetin shqiptar" tha Balla.
"Më lejoni t'ju shpjegoj se sipas këtij projektligji përfituesit e këtij ligji hipotekojnë në pronësinë e tyre jo vetëm tokën ku kanë ngritur vilat por edhe oborret, madje edhe rërën e bregdetit.
Pra Qeveria që na shiti detin, tashmë po përvetëson edhe rërën dhe bregdetin.
Kam këtu deklaratat e pasurisë sipas formularëve zyrtarë të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Familja kryeministrore: vajza dhe kunata, ministri i brendshëm i familjes, Lulzim Basha
Ministri i financave, ministri i shtetit.
Mund t'ju them se lista vazhdon e gjatë edhe me ministra të tjerë të oborrit, zëvendësministra e të tjerë e të tjerë zyrtarë.
 Pra duket qartë se ky ligj nuk synon të adresojë zgjidhjen e çështjes së pronësisë së tokave të zaptuar në bregdet, por të hipotekojë vilat e familjes dhe të ministrave" përfundoi Balla.
k.k/NOA
Â