English

Shërbimi i ri për klientë me parapagesë, Vodafone Mobile Connect

Internet kudo dhe në çdo kohë për të gjithë klientët me parapagesë vetëm nëpërmjet Vodafone Mobile Connect

Tiranë, 28 tetor NOA Promocion - Vodafone Albania vijon të zgjerojë gamën e produkteve për të gjithë grupet e klientëve dhe së fundmi ka prezantuar Vodafone Mobile Connect (VMC) - një produkt i veçantë që ofron lehtësisht dhe në çdo kohë shërbim interneti edhe tek grupi i abonentëve me plan tarifor me parapagesë, duke u bërë i vetmi operator që e mundëson këtë shërbim specifik për të këtë grup konsumatorësh.

Paketa Vodafone Mobile Connect është shumë e lehtë dhe e thjeshtë për përdoruesin. Ajo përmban një kartë SIM dhe një pajisje USB. Përdoruesit i duhet vetëm të aktivizojë paketën dhe menjëherë do të mundet që të ketë internet në laptop-in ose kompjuterin e tij, përmes portalit USB. Ky shërbim mund të përdoret brenda dhe jashtë vendit.

Për t'iu përshtatur kërkesave dhe buxhetit të konsumatorit, Vodafone jep mundësinë e zgjedhjes mes 5 llojeve të ndryshme të kartave rimbushëse në varësi të nevojës që kanë për të naviguar apo shkarkuar përmbajtje nga interneti dhe çmimi i kartave rimbushëse fillon nga 300 lekë.

Veç aksesit të lehtë në Internet, përdoruesit e VMC kanë mundësinë e dërgimit dhe marrjes së mesazheve të shkurtra nga laptopi apo kompjuteri dhe mund të përfitojnë sasi SMS falas me çdo kartë rimbushëse që ata blejnë.

Vodafone Mobile Connect për klientët me parapagesë është një tjetër produkt që i ofrohet tregut shqiptar për herë të parë nga Vodafone.

Më shumë informacion gjendet duke klikuar në spotin promocional të këtij shërbimi që gjendet në krye të faqes së NOA.

f.sh/NOA

KOMENTE