English

Sherr mes çiftit të moshuar, policia mbron gruan

Tiranë, 28 tetor NOA - Sherri mes një çifti bashkëshortësh ka detyruar Patrullën e Përgjithshme t'i shoqërojë ata në ambientet e komisariatit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje në rrugën "Ferit Xhajko" në Tiranë kur V.L 60-vjeçe dhe bashkëshorti i saj S.L, 67-vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Pas marrjen në pyetje, burime nga policia thanë se 60-vjeçares iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për "dhunën në familje", pasi bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

 Materialet do t'i kalojnë Gjykatës, për veprime të mëtejshme.

k.k/NOA

KOMENTE