Athinë, 28 tetor, NOA - Persona të armatosur kanë qëlluar gjatë orëve të natës me  automatikë një rajon policie në kryeqytetin grek, duke plagosur gjashtë policë, dy prej të cilëve rezultojnë të jenë në gjendje të rendë.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes ohuan se kanë qenë dy persona të cilët hapën zjarr me armë automatike dhe me pas u larguan, ndërsa policia thotë se ka patur më shumë se 50 të shtëna armësh nga incidenti.
Nga ana e tij, ministri i Brendshëm grek, e cilësoi incidentin si një akt vrasës terrorist dhe se autorët e sulmit nuk kanë për t'i shpëtuar drejtësisë.
Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi qeveria e re socialiste premtoi të vepronte kundër anarkistëve, ku ajo ka thënë se do të marrë një qëndrim aspak tolerant ndaj dhunës dhe kohët e fundit ofruar një shpërblim për vendndodhjen e tre personave të dyshuar të përfshirë në terrorizëm në familje dhe ne grabitjen e bankës.
n.e/NOA
Â