Tiranë, 28 tetor NOA-Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, vazhdojnë t'i vijnë mesazhe urimi nga homologët e tij, më të fundit sllovak, tunizian dhe kuvajtian.
Ministri i Jashtëm Sllovak, Miroslav Lajçak, në urimin e tij shpreh gadishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve me qëllim që Shqipëria të shpejtojë hapat për tu integruar në familjen evropiane.
"Sllovakia i kushton vëmendje shumë të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Prandaj do të jetë kënaqësia ime të vizitoj vendin Tuaj, në të ardhmen e afërt. Besoj se negociatat tona, do të inkurajojnë intensifikimin e marrëdhënieve sllovako-shqiptare, dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët", thuhet në mesazhin e
diplomatit sllovak.
Edhe ministri i Jashtëm i Tunizisë, Abdelëahab Abdallah, ka ritheksuar  vendosmërinë e patundur për të vazhduar të punojmë së bashku në të mirë të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes vendeve tona vëllezër.
Edhe mesazhi i ministrit të jashtëm të Kuvajtit,
Mohamad Sabah Alsalem Alsabah, ka qenë në sinkron me homologët e tjerë.
Në mesazhin dërguar shefit të diplomacisë shqiptare, Ilir Meta, homologu i tij kuvajtian përsërit dëshirën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy qeverive dhe popujve miq.
m.i/NOA