Prishtinë, 28 tetor NOA-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka garantuar sot gjatë takimit me kreun e misionit vëzhgues ndërkombëtar të zgjedhjeve të 15 nëntorit, Darko Aleksos, se qëllimi i institucioneve zyrtare është zhvillimi i një procesi të qetë dhe të rregullt.
"Më 15 nëntor, ditën e zgjedhjeve të para në Kosovën e pavarur, e gjithë bota do ta drejtojë vëmendjen te Kosova.
Është rasti i mirë që Kosova të dëshmojë se është e gatshme të zhvillojë në mënyrën më të mirë zgjedhjet e saj të para si shtet sovran e demokratik", ka theksuar Sejdiu pas takimit me vëzhguesit e huaj të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 15 nëntor.
Në këtë takim, Aleksov e njoftoi presidentin Sejdiu për përgatitjet që ky misionin po bën nëpër të gjitha komunat e Kosovës për të ndihmuar në realizimin e një procesi korrekt elektoral.
Ai ka shprehur përkushtimin e qartë të këtij misioni për të vëzhguar gjithë procesin zgjedhor në pajtueshmëri me normat ndërkombëtare, që është edhe qëllimi kryesor i këtyre vëzhguesve ndërkombëtarë.
m.i/NOA