Tiranë, 29 Tetor NOA - Një lidhje e ndërprerë mes dy personazh nuk ka përfunduar me kaq, sepse vajza po përballet me kërcënime të vazhdueshme nga njeriu me të cilin kishin pasur një lidhje intime.
Burime nga sektori i krimit kundër personit në policinë e Tiranës, i thanë sot agjencisë NOA se kanë marrë një kallëzim 29-vjeçarja E.Sh., lindur e banuese në qytetin e Tiranës.
E reja ka denoncuar se  shqetësohet dhe kërcënohet në mënyrë të vazhdueshme me anë të telefonit, nga ish-i dashuri i saj, D.L.
Policia tha se ka identifikuar autorin e dyshuar që është 37-vjeçari nga Tepelena D.L., aktualisht banues në qytetin e Tiranës.
Mësohet se për të dyshuarin janë bërë përpjekje për gjetjen, shoqërimin dhe më tej marrjen në pyetje, pasi po hetohet për veprën penale të "përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike" si dhe atë të "kanosjes".
e.r/NOA