Bruksel, 29 tetor NOA-Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Jorgos Papandreu dhe Nikola Gruevski, kanë biseduar në Bruksel për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Mediat e huaja e kanë cilësuar takimin të vështirë, por të dobishëm dhe të suksesshëm.
Burime pranë kabinetit të kryeministrit maqedonas, Â kanë theksuar se takimi është bazë e mirë për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Shkupit dhe Athinës.
m.i/NOA