English

Emri, Solana kundër referendumit në Maqedoni

Shkup, 29 tetor NOA-Diplomatët evropianë kundërshtojnë idenë e referendumit për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.

Deklarata më e fundit u bë nga përfaqësuesi i BE-së për politikë të Jashtme, Javier Solana, pas takimit me Kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski ditën e djeshme në Bruksel.

Pas këtyre reagimeve edhe presidenti i Maqedonisë në një prononcim për mediat ka deklaruar se mund të gjenden zgjidhje të tjera para se të vendoset për referendumin.

"Nëse arrihet zgjidhje ku shumica do të jetë e kënaqur, atëherë mund të bisedohet edhe për mënyrë tjetër se si mund të merret vendimi," tha presidenti Ivanov.

Maqedonia është nën presion ndërkombëtar që të arrijë një zgjidhje për çështjen e emrit deri më 7 dhjetor, kur përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së do të duhet të vendosin se kur do të fillojë Shkupi fazën e fundit për anëtarësimin e plotë në BE.

Por Brukseli do që të evitojë mundësinë e bllokimit nga pala greke, e cila ka përsëritur se pa zgjidhur çështjen e emrit Maqedonia nuk mund të ecën përpara në rrugën e integrimit.

m.i/NOA

Â

Â

KOMENTE