Gjirokastër, 29 tetor, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë bërë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga prokuroria të para dy viteve për të dënuarin dhe të shpallurin në kërkim, 28 vjeçarin Bektash Hoxhaj, lindur dhe banues në Vlorë.
Ky person ishte shpallur në kërkim nga policia që prej vitit 2007, pasi gjykata e kishte dënuar me 4 muaj burg për veprën penale të "Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve", parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
Ky person është kthyer në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës dhe në momentin e hyrjes është kapur nga shërbimet e policisë kufitare të Kakavijës.
n.e/NOA
Â
Â