English

Hetohet 35-vjeçari, shkatërroi dyert dhe xhamat e Bashkisë së Kamzës

Tiranë, 29 tetor NOA - Punonjësja e Bashkisë së Kamzës denoncon një 35-vjeçar pasi shkatërroi xhamat e Bashkisë.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Flogerta A. 28-vjeçe lindur e banuese në Tiranë, rruga "Siri Kodra", punonjëse e Policisë Bashkiake Kamëz, ka denoncuar në polici 35-vjeçarin Shkelqim H., lindur e banues ne Kamëz.

Sipas punonjëses, 35-vjeçari është paraqitur ditën e djeshme në Bashkinë e Kamzës dhe për motive të dobëta ka thyer xhamin e derës së Bashkisë Kamëz me shkelma, dhe ka ofenduar, sharë, e kundërshtuar në krye të detyrës, Flogerta A, e cila në atë moment ndodhej me shërbim në hyrjen e Bashkisë.

Policia bëri të ditur se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të 35-vjeçarit për veprat penale të "shkatërrimit të pronës me dashje" dhe "kundërshtimit të punonjësit që kryen detyrë shtetërore".

k.k/NOA

Â

KOMENTE