Tiranë, 29 tetor, NOA - Për të hyrë në Bashkimin Evropian, ashtu sikundër aspirojmë, lufta kundër krimit financiar dhe korrupsionit duhet të japë më shumë rezultat.
Një fakt të tillë kryeprokurorja Ina Rama e ka deklaruar gjatë ceremonisë së prezantimit të 6 njësive të reja hetimore për procedimet ndaj krimit financiar dhe korrupsionit.
Ato do të ngrihen në qytetet kryesore të vendit si Shkodër, Korçë, Vlorë, Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër.
Sipas Ramës, lufta ndaj krimit është rruga për të qenë më pranë Bashkimit Europian. dhe prandaj sipas saj, këto njësi hapen në një kohë ku progres- raporti vlerëson arritjen e njësisë të ngjashme në Tiranë dhe shprehet që ky ritëm pune të japë efekt edhe në njësitë e tjera ku do punohet.
Sipas Prokurores së Përgjithsme për të hetuar këtë kategori veprash penale duhet një bashkëpunim optimal i tyre me tatimorët, Inspektoriatin e Lartë për Deklarimin e Pasurive dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit.
"Kjo punë është një sfidë, ndaj duhet punë, përkushtim dhe bashkëpunim", tha ajo.
n.e/NOA