English

Ina Rama: Shkarkova 3 drejtuesit e Prokurorisë në Durrës

Arjan Ndoja, Elena Bakëllbashi dhe Drini Pali deklaruan se kanë dhënë dorëheqjen, teksti i plotë i shkresës së dërguar

Tiranë 29 Tetor NOA - Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka publikuar sonte një urdhër që tha se ka ndërmarrë për të shkarkuar që të tre drejtuesit e Prokurorisë së Durrësit.

Kurse vetë zyrtarët e përfshirë në listë, thonë se janë dorëhequr madje publikojnë dhe shkresën që thonë se i kanë dërguar Ina Ramës.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë sonte agjencisë NOA se "me urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm është ushtruar kontroll tematik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durres për kontrollin e veprimtarisë së Prokurorisë për një periudhë dy vjeçare".

Sipas informacionit zyrtar, në përfundim të kontrollit janë konstatuar të meta të theksuara në funksionimin e kësaj Prokurorie të cilat rezultojnë se kanë ardhur si rrjedhojë direkte e një menaxhimi të dobët nga stafi drejtues i saj.

"Në zbatim të nenit 27\ 1 gërma a, e ligjit ‘Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë"Prokurorja e Përgjithshme mbështetur në konkluzionet e aktit të kontrollit vendosi shkarkimin nga detyra  të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës, Arjan Ndoja dhe zv/drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës Drini Pali", - thuhet në komunikatën zyrtare.

Sakaq, një emër i tretë i shtohet listës së publikuar nga Ina Rama. Përmes një publikimi për mediat, Arian Ndoja tha sot se ai jep dorëheqje bashkë me dy zv\drejtuesit, prokuroren Elena Bakëllbashi dhe prokurorin tjetër, Drini Pali

Më poshtë vijon teksti i plotë i dorëheqjes së dhënë nga të tre ish-studentët e Magjistraturës:

"Japin dorëheqje në mënyrë unanime për çështje formimi dhe dinjiteti profesional për probleme parimore që bie ndesh me ndërtimin dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Gjatë kësaj kohe kemi përballur punë voluminoze dhe respektim të kodit etikës. Kemi kontribuar në rritjen e pavarësisë së prokurorit në vendimmarrje dhe individualizimin e përgjegjësive dhe meritokracisë së prokurorëve të çështjes, zv\prokurorëve dhe prokurorit të rretheve, për të bërë të mundur vlerësimin sa më saktë të punës së së cilit. Ruajtjen e figurës së pastër të prokurorit nga pikëpamja morale dhe profesionale si dhe të përballimit të volumit të punës".

***

Pas rikthimit të Arian Ndojës në krye të prokurorisë së Durrësit, këto katër muajt e fundit janë përfunduar mbi 1 100 dosje dhe i janë dhënë drejtim, që nga specialistët shihet si një shifër rekord që nuk e ka kap asnjë prokurori në vend.

Dorëheqja është.

Sakaq, mësohet se në krye të prokurorisë së Durrësit është komanduar Bujar Sheshi, një ish-hetues i vjetër.

Ky prokuror ka dhënë dorëheqje nga grupi i hetimit për tragjedinë e Gërdecit menjëherë pas ngritjes së grupit të punës.

e.r/NOA

KOMENTE