Tiranë, 29 tetor NOA-Shqipëria dhe Kina firmosën sot 6 marrëveshje me njëri tjetrin në fushën ekonomike e arsimore përmes përfaqësuesve të shtetit dhe të biznesit nga të dyja vendet.
Marrëveshjet synojnë thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushat e ekonomisë, arsimit, telekomunikacionit industrisë minerare.
Marrëveshjet janë përkatësisht: Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin Ekonomik midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Tregtisë së Republikës Popullore të Kinës.
Marrëveshje për Bashkëpunimin Ekonomiko-teknik midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.
Programi i Bashkëpunimit Arsimor për vitet 2010-2012 midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës Popullore të Kinës.
Memorandum Mirëkuptimi për UMTS/LTE midis Kompanisë Shqiptare Eagle Mobile dhe Kompanisë Kineze HuaËei
Marrëveshje e Bashkëpunimit midis Albtelekomit dhe ZTE Corporation sh.p.k. për projektin MSAN Data dhe Telefonisë së Gjeneratës së Re në Shqipëri
Memorandum Furnizimi të Kromit për vitin 2010.
m.i/NOA