Tiranë, 29 tetor NOA-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, mori pjesë sot në Kongresin e Parë Mbarëshqiptar në fushën e Stomatologjisë, organizuar nga Departamenti i Stomatologjisë i në bashkëpunim me Shoqatën e Stomatologjike Shqiptare, si edhe me Shoqatën e Stomatologëve të Kosovës dhe atë të Maqedonisë.
Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, presidenti Topi vlerësoi punën dhe kontributin e brezave të tërë të profesorëve, mjekëve stomatologë dhe ekspertëve të tjerë të fushës së stomatologjisë.
"Ky është rast elokuent ku të gjithë profesionet duhet t'i referohen profesionit të stomatologut në Shqipëri dhe organizimit të tij.
Në këto kushte kur bota është globale dhe mundësitë për të lëvizur natyrisht që janë, njerëzit ndonjëherë preferojnë të ikin dhe për gjëra të thjeshta në klinika të specializuara jashtë Shqipërisë.
Ky është një tregues i qartë se si ka ardhur shërbimi stomatologjik në Shqipëri", u shpreh presidenti në fjalën e tij.
Më pas presidenti Topi dekoroi Dr. Xhon Gilan me "Medaljen e Mirënjohjes" "Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e konferencave kombëtare shqiptare të stomatologjisë, si dhe në formimin profesional të studentëve shqiptarë në fushën e stomatologjisë".
Â