Tiranë, 29 tetor NOA-Është mbledhur sot në drejtimin e ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, Bordit i Palëve të Interesuara të Misionit PAMECA III.
Bazuar mbi raportin e progresit për periudhën 6-mujore 1 Mars 2009-31 Gusht 2009, Basha vlerësoi se ka pasur rezultate konkrete dhe me efektivitet të padiskutueshëm.
"Asistenca në formën e këshillimit dhe organizimit të seminareve të ndryshëm në fushën e përmirësimit të punës së Policisë së Shtetit për të mundësuar menaxhimin e përshtatshëm të burimeve të saj njerëzore financiare dhe teknike, ka qenë e dukshme dhe e matshme,- u shpreh Ministri Basha.
Ministri Basha vlerësoi punën e deritanishme të Misionit PAMECA III edhe për krijimin e Grupit Strategjik për Policimin në Komunitet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për këshillimin në lidhje me shtrirjen e sistemit MEMEX, po ashtu për koordinimin e punës për Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
Takimin e Bordit të Palëve të Interesuara të Misionit PAMECA III e përshëndeti edhe Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian Z. Helmut Lohan, i cili vlerësoi ambicien e misionit për të arritur rezultate konkrete nëpërmjet asistencës për zbatimin e planeve të veprimit për strategjitë e të gjitha fushave të shërbimit policor.
m.i/NOA
Â