Berlin, 29 tetor, NOA - Kancelarja gjermane, Angela Merkel u rizgjodh në këtë post për të dytin mandat nga bundestagu gjerman me shumicë votash.
Ajo arriti të marrë 323 vota nga gjithsej 612, duke i munguar edhe nëntë vota nga kampi i koalicionit të unionit dhe liberalëve.
Merkel është kancelarja e parë në historinë e Gjermanisë, e cila qeveris me partnerë të ndryshëm koalicioni dhe kuptohet, përgjegjësia e saj i bie të jetë më e madhe se herët e tjera.
Asaj i bien tashmë sfidat e rehabilitimit të efekteve të krizës ekonomike në Gjermani, të cilët diti të tregojë gjatë mandatit të parë qeverisës se e frenoi mjaft mirë.
Analistët thonë se nëse ajo mandatin e parë e kishte një sprovë, i dyti do të tregojë se çfarë është në gjendje të bëjë vërtet gruaja e hekurt gjermane, e cila nëse e vërteton këtë gjë, do të cilësohet si një Margret Theçer e dytë në Evropë.
Nga ana e tij, presidenti gjerman Horst Këhler i ka bërë thirrje qeverisë së re gjermane për një politikë të matur financiare.
"Eshtë e drejtë, që të investohet për çtensionimin e ekonomisë", tha Këhler pas emërimit të kabinetit të ri nga kancelarja Angela Merkel.
n.e/NOA