English

Një 45-vjeçare denoncon në polici zhdukjen e vajzës së saj adoleshente

Tiranë, 29 tetor NOA - Një 44-vjeçare ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së saj adoleshente.

T. Çaushi banuese në Yzberisht të Tiranës ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vajzës së saj K.Ç, 16-vjeçe e cila është larguar nga banesa pa lënë adresë dhe nuk është kthyer më.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 16-vjeçarja u largua ditën e djeshme nga banesa e saj pa lënë adresë.

Pas vonesës së tepruar të kthimit në shtëpi, 45-vjeçarja ka shkuar në komisariat ku ka kërkuar kryer dhe denoncim.

Policia deklaroi se ka nisur hetimet për të lokalizuar vendndodhjen e adoleshentes.

k.k/NOA Â

KOMENTE