English

Polici i burgut kërcënon me pistoletë

Durrës, 29 tetor, NOA - Policia ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të 37-vjeçarit Agron Hasa, lindur në Kavajë dhe banues në Durrës.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se Hasa i cili figuron edhe si punonjës policie në Burgun e Rrogozhinës, për motive të dobëta ka kanosur duke qëlluar në ajer me armë zjarri pistoletë, të cilën e kishte me leje për shkak të detyrës, 38-vjeçarin Sokol I. lindur në Pukë dhe banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Kënetë të Durrësit dhe në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre gëzhoja, ndërsa bëhet me dijeni se materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Kanosjes dhe prishjes së rendit e qetësisë publike", parashikuar nga neni 84 e 274 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE