Fier, 29 tetor NOA - Antikrimi ekonomik-financiar i Policisë së Fierit, ka organizuar sot një operacion të koduar "Noteri" i cili u finalizua me arrestimin e një 36-vjeçari të akuzuar për "falsifikim dokumentesh" dhe "mashtrim".
Burime nga policia thanë se Renato Hebeja me funksionin e përkthyesit mashtronte shtetas të ndryshëm duke falsifikuar dokumente e duke i noterizuar ato me funksionin e noterit.
Nga kontrolli i ushtruar në zyrën e tij në lagjen "29 nëntori" të qytetit të Fierit, e cila përdorej për këtë qëllim për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme ku dhe përkthente dokumente në gjuhën angleze e atë greke, u gjeten dhe u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 3 vula drejtkëndore dhe 1 vulë rrethore metalike në gjuhën angleze e cila përdorej nga ana e 36-vjeçarit për të noterizuar dokumente të ndryshme.
k.k/NOA