Tiranë, 29 tetor NOA-Presidenti i Hungarisë, Lazlo Solyom, do të vizitojë nesër Tiranën me ftesë të presidentit Bamir Topi.
Vizita e presidentit hungarez do të jetë dyditore dhe në axhendën e tij janë përfshirë takimet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, si dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Gjithashtu, axhenda e Presidentit hungarez Solyom parashikon një vizitë në qytetet turistike të Sarandës dhe të Durrësit, ku do të pritet nga autoritetet më të larta vendore.
m.i/NOA