Tiranë, 29 tetor NOA - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes, Dritan Prifti zhvilloi sot një takim me sindikalistë dhe punëtorë të Konfederatës së qarkut Dibër, përfaqësuar nga Petrit Frangu si dhe nga kryetari Konfederatës Sindikaliste të Uzinës së Ferro Kromit Burrel, Arben Mali.
Ata i paraqiten ministrit problemet shumëvjecare të koncesionit që vepron në bazë të ligjit 8791 datë 10.05.2001 për Uzinën e Ferrokromit Burrel, Minierës së Bulqizës, Fabrikës së pasurimit Bulqizë, si dhe impiantit të seleksionimit Klos, duke e quajtur këtë koncesion të dështuar në vite.
Ministri Prifti informoi sindikalistet se ka filluar procedura për  heqjen e koncesioneve të shoqërisë ACR( ish Darfo), duke pasur parasysh që asnjë nga kriteret e kontratës koncesionare për rreth 7 vjet nuk është plotësuar.
Ministri vlerësoi këtë koncension të dështuar dhe premtoi se gjëra të kësaj natyre nuk do të ndodhin më.
k.k/NOA