Kavajë, 29 tetor NOA - Megjithëse i sëmurë psikik, një 41-vjeçar kishte mundur të martohej, dhe sëmundja e tij detyroi bashkëshorten të kërkonte divorcin.
Pikërisht ky divorc i ka kushtuar shtrenjtë 34-vjeçares Lindita D, banuese në Cetë të Kavajës pasi kërcënohej shpesh nga ish-bashkëshorti i saj i cili pavarësisht se njihet si i sëmurë psikik madje posedon edhe kartelë të grupit B, është i lirë.
Liria e ka favorizuar 41-vjeçarin Fatos Osmanit i cili banon në Shkozet të Durrësit, të udhëtojë drejt fshatit të ish-gruas dhe të kryejë kërcënimin e radhës.
Por kësaj herë në adresë të babait të saj Petrit D.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 41-vjeçari ka shkuar dje në banesën e ish-gruas së tij ku është përballur me ish-vjehrrin.
Osmani ka filluar të qëllojë me gurë babain e ish-bashkëshortes dhe e ka kërcënuar atë me jetë për ta vrarë.
Menjëherë është lajmëruar policia e cila ka kryer shoqërimin e 41-vjeçarit.
Ai u la i lirë ndërsa ndaj Lindita D, u plotësua, kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
Policia e cila liroi të sëmurin mendor deklaroi se "ky person paraqet rrezikshmëri shoqërore, pasi është i sëmurë psikik me kartelë të grupit B".
k.k/NOA