Tiranë, 29 tetor NOA-Rreth 6 projektligje dhe disa akte normative janë miratuar sot nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të pasdites, e drejtuar nga kryetarja Jozefina Topalli.
Ndër projektligjet përmenden, pr/ligji  "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Patentave Evropiane",  "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e ligjit për patentat, të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (ËIPO)", pr/ligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar, 2002",  "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Konferencës së Hagës "Për procedurat civile", pr/ligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9374, datë 21.4.2005 "Për ndihmën shtetërore" dhe
Pr/ligji "Për faljen e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të papaguara, të të vetëpunësuarve në bujqësi".
Ndërsa në lidhje me aktet normative të miratuara në Kuvend, përmenden disa ndryshime për ligjin e shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë, mbi tokën bujqësore", të ndryshuar, aktin normativ për "Për një ndryshim në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000 "Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe të banesave', të ndryshuar".