English

Qeveria prish kontratën me ACR, i hiqet koncensioni i kromit

Tiranë, 29 tetor NOA-Kompania koncensionare ACR apo siç njihet ish Darfo nuk do të jetë më shfrytëzuesja e uzinës së Ferrokromit në Burrel dhe në minierën e Bulqizës.

Pas 7 vitesh marrëveshje me ministrinë e Energjetikës, kjo e fundit ka vendosur të prishë kontratën me kompaninë.

"Shoqëria nuk ka plotësuar asnjë kriter të kontratës, ndaj koncensioni quhet i dështuar", kështu ka deklaruar përmes një deklarate për mediat , zëdhënësja e ministrit të Ekonomisë, Matilda Merxhani.

Vendimi erdhi pas takimit të ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, me sindikalistët dhe punëtorët e Konfederatës së Dibrës.

Gjatë takimit, sindikalistët i shprehën ministrit shqetësimet dhe dyshimet e tyre për shumë raste korruptive në lidhje me këto kontrata koncensionare.

Uzina e Ferrokromit në Burrel dhe miniera e Bulqizës janë punëdhënësit më të rëndësishëm në qarkun e Dibrës me rreth 1000 të punësuar.

m.i/NOA

KOMENTE