English

Rama: Shqipëria në krizë ekonomike, arka është bosh

Tiranë, 29 tetor NOA - Kreu i socialistëve, Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp me anë të së cilës ka shprehur shqetësimin për situatën ekonomike në vend që sipas tij ndodhet në krizë, dhe se arka e shtetit është bosh.

Ndërkohë që Rama ka folur edhe për rastet e fundit të publikuara në media ky dy motra dhe një djalë janë mbajtur të lidhur me zinxhirë për vite të tëra për shkak se ishin të sëmurë mendor.

Por për kryesocialistin në këto raste është faji i strukturave të shtetit dhe se këto raste janë dëshmi e varfërisë që ka pllakosur vendin.

"Shqiptarët po përballen me degradimin çdo ditë e më shumë, kriza financiare që i prek çdo ditë është dëshmi e këtij degradimi.

Këto ditë opinioni është ballafaquar me ngjarje çnjerëzore, njerëzit trajtohen si në mesjetë për shkak të varfërisë.

Pamjet shokuese në Dibër dhe Fier tregojnë jo vetëm shkallen e varfërisë por dështimin e plotë të strukturave të shtetit" tha Rama. "Rindarja në mënyrë abuzive e pronave për interes të familjes qeveritare dhe klientëve të saj, strehimi në qeveri i përgjegjësve për shpërthimin e Gërdecit, përplasja e dy policive në Fier, janë fakte absurde për një vend që po troket për të marrë statusin e kandidatit në BE" shtoi më tej Rama.

Ndërkohë që Rama njoftoi se nesër do të zhvillohet protesta e radhës në qytetin e Lushnjes për hapjen e kutive të 28 qershorit

k.k/NOA

KOMENTE