English

Shpallet në kërkim, iu gjet heroinë në shtëpi

Elbasan, 29 tetor, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë shpallur në kërkim 22-vjeçarin Dorian Totoshi, lindur e banues në këtë qytet.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se , kjo ndodhi pasi mbi bazën e informacioneve në rrugë operative, si dhe gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, iu gjend dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kuti beze me ngjyrë gri, ku brenda së cilës ndodheshin 4 pako, mes të cilave njëra me ngjyrë të bardhë, e cila për nga karakteristikat ngjason me atë të lëndës narkotike e llojit heroinë me peshë 6.4 gram.

Nga ana e policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e autorit, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve", e cila parashikohet nga neni 283 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE