Tiranë, 29 tetor NOA - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, mori sot pjesë në takimin ndërministerial, "Për reformat në fushën e Shëndetësisë", që mbahet në Kroaci.
Gjatë këtij aktiviteti, ministri i Shëndetësisë ka zhvilluar takime bilaterale me homologët kroat, sllovenë, hungarez, austriak dhe maqedonas dhe ka marrë mbështetjen për reformat në fushën e shëndetësisë.
Gjatë kësaj vizite pritet të negociohet me palën kroate dhe një draft marrëveshje. Shëndeti publik, reformat në legjislacion, trajnimi i mjekëve janë disa nga drejtimet kryesore të draft marrëveshjes që Ministria e Shëndetësisë po negocion me palën kroate.
Në takimin ndërministerial që zhvillohet në Kroci, marrin pjesë dhe Sllovenia, Hungaria, Mali i Zi, Austria, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia.
k.k/NOA