English

Vidhen 1.5 milionë lekë brenda një shtëpie

Lushnjë, 29 tetor, NOA - Në fshatin Babunjë të Lushnjës është konstatuar nga familjarët vjedhja e banesës në pronesi të 49-vjeçarit me inicialet R.C.

Me marrjen e njoftimit, strukturat e policisë së Lushnjës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore u konstatua se persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën në fjalë përmes dritares, e cila ishte paksa e hapur dhe sipas deklarimeve të të dëmtuarit, janë vjedhur një sasi parash prej 1.5 milionë lekësh të reja.

Nga ana e forcave të policisë së këtij komisariati po punohet për identifikimin, kapjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Lushnjës për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE