English

Zhduket 18-vjeçarja në Tiranë, familja nën ankth

Tiranë 29 tetor NOA - Familja e një vajze adoleshente është nën ankth pasi nuk di asgjë për vendndodhjen dhe fatin e të zhdukurës, për të cilën është kërkuar edhe ndihma e policisë.

Që prej tre ditësh, familja Mezini, ka denoncuar zhdukjen e vajzës Rezina Mezini (NOA publikon identitetin për të mundësuar gjetjen e saj).

Sipas dëshmisë së nënës 48-vjeçare të adoleshentes, lindur në Kukës dhe banuese në rrugën "Lord Bajron" në Tiranë, vajza është larguar nga banesa pa dijeninë e pjesëtarëve të familjes dhe nuk është kthyer më.

Kërkime të shumta ka bërë familja e 18-vjeçares, duke pyetur në të gjitha vendet e mundshme ku ajo do të mund të ishte, pro pa sukses.

Edhe policia e Tiranës, mësohet se nuk ka mundur ende të lokalizojë vendndodhjen e vajzës në moshë të re, e cila në vend që të gjendej në shkollë, është zhdukur pa lënë gjurmë.

e.r/NOA

KOMENTE