English

Zjarri djeg shtëpinë në Tiranë, plagoset një grua

Tiranë, 29 Tetor NOA - Një grua e moshuar ka marrë plagë si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në orët e para të ditës së sotme në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në orën 00.10, në rrugën "Muhamet Gjollesha", në afërsi të shkollës "Pjetër Budi", prapa Gjykatës së Faktit.

Burimet në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se zjarri kishte rënë në banesën e 87-vjeçares Amalire Vrelli.

Si pasojë e flakëve të papritura, është djegur një dhomë dhe është lënduar zonja e shtëpisë.

E dëmtuara ka kërkuar ndihmën e policisë dhe kjo e fundit mbërriti në vendngjarje bashkë me një makinë të repartit zjarrfikës, duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe ndalur përhapjen e tyre.

Nga hetimet e para të kryera gjatë ditës së sotme, mësohet se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e lënies së një qiriri të ndezur.

e.r/NOA

KOMENTE