Tiranë, 29 tetor, NOA - Mbërrin sot në Tiranë zëvendës-kryeministri i Kinës, Deijang Zhang, ku do të qëndrojë për tre ditë me radhë në kuadrin e një vizite zyrtare, i ftuar nga autoritetet shqiptare.
Bëhet e dijeni se gjatë qëndrimit në vendin tonë përfaqësuesit të lartë kinez, pritet që të nënshkruhen 6 marrëveshje mes Kinës dhe vendit tonë.
Sipas axhendës së parashikuar të vizitës së zëvendës-kryeministri i Kinës, Deijang Zhang në Tiranë, ajo do të nisë me një takim bilateral me presidentin e Republikës Bamir Topi dhe më vonë ai do të takohet me kryeministrin Sali Berisha.
Ndërkohë, në mbasditen e ditës së premte do të organizohet një pritje e orgnizuar nga Ambasada e Republikës së Kinës me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, ku do të jetë i ftuar edhe presidenti Bamir Topi.
n.e/NOA
Â