Tiranë, 30 tetor, NOA - Lëvizja "Zgjohu" do të mblidhet sot paradite në sheshin "Skënderbej" në kryeqytet, për të organizuar një aktivitet proteste në lidhje me gjendjen e mjerueshme të këtij sheshi.
Sipas organizatorëve të kësaj proteste, protesta do të zhvillohet përkarësisht në pjesën përballë kioskës së Bashkisë së Tiranës mbi shatërvan, nga ana e monumentit të Skënderbeut.
"Do të protestojmë për gjendjen e mjerueshme të sheshit Skënderbej dhe grabitjes së shatërvanit nga ana e Bashkisë së Tiranës për ta zëvendësuar me një kioskë-muze të Edi Ramës", thuhet në deklaratën e kësaj OJQ-je.
Protesta e saj zhvillohet në një kohë kur Edi Rama vetë po del jashtë Tiranës, për të zhvilluar një tjetër protestë, por si kryetar i Partisë Socialiste, atë në qytetin e Lushnjës.
n.e/NOA