English

BE, pesimist për emrin e Maqedonisë

Shkup, 30 tetor, NOA - Pjesa dërmuese zyrtarëve evropianë në Bashkimin Evropian, druhet se nuk do të gjendet një zgjidhje për çështjen e emrit të Maqedonisë dhe se mundësia për mbylljen e këtij kontesti nuk do të shfrytëzohet.

Ky shqetësim është shpalosur në Shkup, nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Zoran Taler, i cili po qëndron për vizitë në Shkup dhe ka intensifikuar takimet me të gjitha palët politike dhe shtetërore. "Nuk ekziston një plan B dhe situata do të pësojë një status quo. Për këtë BE angazhohet të evitojë skenarët që pengojnë zgjidhjen e këtij kontesti", me këtë vlerësim pesimist doli të enjten raportuesi Taler. Sipas tij, shumica në BE besojnë se kjo është një kohë e vështirë për ta mbyllur çështjen e emrit. "Mundohemi ti inkurajojmë të dyja vendet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët. Realisht, frikësohemi se asgjë nuk do të ndodhë dhe kjo mundësi do të lëshohet. Dëshirojmë ta parandalojmë këtë skenarë", deklaroi Taler. Zyrtari i lartë evropian vlerëson se Shkupi dhe Athina, por edhe Bashkimi Evropian do të lëshojnë mundësinë për zgjidhjen e problemit. Taler është duke grumbulluar informacione për raportin e ri për Maqedoninë që në Parlamentin Evropian do të duhej të miratohej në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Ai premton se do të përgatisë një raport i cili do ta ndihmojë Maqedonisë të shënojë përparim në procesion e eurointegrimeve.

Euroambasadori Ervan Fuere ka theksuar se Maqedonia patjetër duhet të rrëmbejë këtë moment dhe të veprojë që BE-ja në dhjetor të caktojë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. "Duhet të rrëmbehet momenti dhe të zgjidhet njëherë e përgjithmonë ky kontest. Nuk është momenti për tu bërë bllokada apo të prolongohet zgjidhja" , ka theksuar ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere. Nga ana tjetër, gjatë ditës së djeshme, evrokomisioneri për zgjerim, Oli Rehn nuk ka sqaruar se a ka realizuar bisedën telefonike me kryeministrin Nikolla Gruevski, pas anulimit të takimit të pardjeshëm, për arsye si[ u theksua shëndetësore.

NOA-INA

Â

KOMENTE