English

Berisha fton biznesin kinez të investojë në Shqipëri

Tiranë, 30 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha dhe Zëvendëskryeministri i Republikës Popullore të Kinës Zhang Dejiang, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, përshëndetën sot Forumin e Biznesit Kinezo-Shqiptar.

Në këtë Forum, ku morën pjesë 70 kompani kineze dhe 110 kompani shqiptare, u diskutua mbi forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Shqipërisë dhe Kinës, prezantimin e potencialeve që ofron Shqipëria për investime dhe fushat me interes të përbashkët, si dhe rritjen e dinamizmit të bashkëpunimit midis biznesit shqiptar dhe atij kinez.Â

Kryeministri Berisha ftoi kompanitë kineze të investojnë në Shqipëri, edhe në shembullin më të mirë të kompanive të mëdha kinezë në Shqipëri, Haëaii dhe ZTE, duke shprehur bindjen se investimet e tyre do të jenë një histori suksesi dhe se Shqipëria ofron potenciale të mëdha, veçanërisht në fushën energjetike, të turizmit, infrastrukturës, minierave etj..

"Qeveria shqiptare është e gatshme t'i ofrojë biznesit kinez një zonë nga më të përshtatshmet në vend dhe me të gjitha lehtësirat e mundshme" tha Berisha.

Ndërsa Zëvendëskryeministri kinez Zhang Dejiang, duke nënvizuar se marrëdhëniet midis dy vendeve tona kanë njohur zhvillim të gjithanshëm, tha se Shqipëria është partner shumë i rëndësishëm tregtar i Kinës në rajonin e Evropës Juglindore.

"Edhe me influencën e krizës financiare globale nga muaji janar deri në gusht të këtij viti, volumi i përgjithshëm i tregtisë midis Kinës dhe Shqipërisë prapë ka arritur një rritje 13.3 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e cila tregon vitalitet të paparë," theksoi Zëvendëskryeministri Zhang Dejiang.

k.k/NOA

Â

KOMENTE