Shkodër, 30 tetor NOA - Gjyqtarë e prokurorë organizuan sot një seminar i mbështetur nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe UNCEF-in.
Seminari i cili kishte për qëllim përdorimin e alternativave të dënimit me burgim përfundoi sot në Shkodër.
Kursi trajnues u bë pas ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat parashikojnë më shumë alternativa të dënimit me burgim dhe pas ngritjes së institucionit që mbikëqyr zbatimin e këtyre dënimeve.
"Shërbimi i provës është një hap pozitiv që do të ulë mbipopullimin e burgjeve.
Burgimi i panevojshëm duhet të shmanget, pasi ka kosto të lartë financiare dhe sociale. Seminari synoi t'i bënte praktikat e dënimit më efikase dhe uniforme, si dhe të qartësonte për gjyqtarët dhe prokurorët ndryshimet në ligj" Â tha kreu i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Robert Bosch.
Seminari u përqendrua në mënyrën e funksionimit të shërbimit të provës dhe në bashkëpunimin mes gjyqtarëve e prokurorëve me punonjësit e shërbimit të provës.
Një gjyqtar dhe një punonjës i shërbimit të provës nga Gjermania paraqitën praktikat më të mira të vendeve të Bashkimit Evropian, si modele të mundshme për Shqipërinë.
k.k/NOA