English

Depresioni, 48-vjeçari var veten në magazinë

Elbasan, 30 tetor, NOA - Në kushtet e një depresioni nervor, një 48-vjeçar nga Beleshi i Elbasanit ka gjetur rrugën e vetëvarjes si mënyrën për t'u ndarë nga jeta.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore, sipas të cilave viktima është Rexhep Tafani, i cili u gjend nga të afërmit i vetëvarur në një magazinë brenda territorit të banesës së tij.

Menjëherë pas njoftimit të tyre, në vendngjarje u dërgua grupi hetimor i cili pasi kreu veprimet proceduriale, nuk konstatoi dëmtime apo shenja dhune në trup dhe nga deklarimet e të afërmve të tij, paraprakisht mendohet se veprimi i vetëvarjes është kryer në kushtet e depresionit nervor.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Shkaktim i vetëvrasjes", e cila parashikohet nga neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE