English

Ekstradohet nga Italia një i kërkuar për trafik droge dhe armësh

Tiranë, 30 tetor NOA - Ekstradohet nga Italia një 29-vjeçar i kërkuar për trafik droge dhe armë.

Edison Begaj 29-vjeç nga Vlora është ekstraduar sot nga Roma e Italisë pasi Gjykata e Shkallës së parë për Krimet e Rënda, më datë 11 dhjetor të vitit 2008, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg", për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike" dhe "Trafikim të armëve dhe municioneve luftarake". Ngjarja për të cilën akuzohet Begaj ka ndodhur më datë 19 shkurt të vitit 2008, në fshatin Ndërmenas të Fierit, kur janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 284 kilogram bimë narkotike, pesë armë zjarri automatike si dhe municione luftarake.

Hetimet e policisë zbuluan se ato i përkisnin 29-vjeçarit Edison Begaj i cili mundi të largohej.

k.k/NOA

KOMENTE