English

Gruevski vendos: Referendum për emrin

Shkup, 30 tetor, NOA - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski përfundimisht ka vendosur të organizojë referendum për çështjen e emrit kushtetues.

"Referendum për emrin do të ketë dhe kjo për mua është një çështje e mbyllur. Pa referendum, pa u deklaruar qytetarët për propozim-zgjidhjen eventuale nuk ekziston mundësia të zgjidhet problemi me emrin", deklaroi Gruevski për MIA.

Ai shprehu bindjen e tij të thellë se një çështje kruciale për historinë e një populli nuk mund të zgjidhet pa i konsultuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Analisti dhe profesori universitar, Jeton Shasivari ka theksuar se referendumi i mundshëm për emrin është një thikë me dy teha, për shkak se si qëndrim i VMRO-DPMNE-së, kjo nënkupton ikje nga përgjegjësia për kompromisin që duhet bërë me palën greke, dhe nga ana tjetër VMRO-DPMNE deri tani nuk ka bërë të ditur qëndrimin e saj të qartë lidhur me kontestin.

Publicisti Nijazi Muhamedi ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se shqiptarët që tani duhen të sensibilizohen që fare të mos bëhen pjesë e këtij referendumi, që të bojkotojnë totalisht për arsye se me këtë Ali Ahmeti dhe Gruevski mund të arrijnë që ti shpallin brenda natës shqiptarët si maqedonas.

NOA-INA

KOMENTE