English

Hipoteza, një i mbijetuar tjetër në Tisë

Vjenë, 30 tetor, NOA - Nga tragjedia e të mbyturve në lumin Tisa që ndan Serbinë me Hungarinë mund të ketë edhe një tjetër të mbijetuar.

Lajmi është pohuar nga Policia e Kosovës, sipas të cilës fjala është për një person, i cili dyshohet se ishte në grupin e të zhdukurve në tragjedinë e lumit Tisa dhe rezulton të jetë i gjallë.

Thuhet se ai është një adoleshent, i cili gjendet në një qendër paraburgimi në Austri.

"Një e kemi të konfirmuar nga autoritetet austriake, një është në Austri nga ajo lista me 16 persona. Domethënë, një është gjallë në Austri dhe ai është në qendër paraburgimi në Austri, për shkak të kalimit ilegal. Por, është gjallë, është i konfirmuar", ka pohuar për mediat lidhur me një fakt të tillë ndihmësdrejtori për hetime në Policinë e Kosovës, Kadri Arifi, ndërsa autoritetet austriake nuk kanë dashur të komentojnë në lidhje me këtë rast.

Nga tragjedia e Tisës kur një barkë u mbyt, deri tani janë konfirmuar si të vdekur 5 persona, 3 janë gjetur të gjallë, ndërsa të tjerët konsiderohen të zhdukur.

n.e/NOA

KOMENTE