Tiranë, 30 tetor, NOA - Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 21-vjeçarin Teodor Doko, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u krye sepse në afërsi të Materniteti i Ri, ai është kapur në flagrancë, ku pas një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij tip "Peugeot", me targa Tr.5377 J, ju gjet një sasi prej 7.4 gram bimë me ngjyrë jeshile, e dyshuar narkotike e llojit canabis ssativa.U kryen veprimet proceduriale, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7.4 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit canabis sativa, një aparat telefoni celular, si edhe  mjeti tip "Peugeot", me targa TR 5377 J. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
n.e/NOA
Â
Â