Tiranë, 30 tetor, NOA - Sot dy ekipet e Tiranës dhe Vllaznisë do të vihen përballë njëri-tjetrit në një ndeshje sfiduese dhe me rëndësi për të dyja palët.
E parashikuar të zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi", ndeshja pritet të luhet në orën 17.00 dhe përbën ndeshjen kryesore të javës së nëntë të Superligës shqiptare.
Ndërkaq, është kundërshtuar nga pala shkodrane caktimi i arbiritit Bardhyl Pashaj për të ndjekur këtë ndeshje.
"Nuk ka asnjë logjikë caktimi i këtij gjyqtari dhe ne e kontestojmë me forcë", ka thënë presidenti Valter Fushaj, i ekipit të Vllaznisë, gjë që e ka argumentuar me faktin se ai është nga kryeqyteti dhe në këtë mënyrë paraqet konflikt interesi, pasi i bie të mbrojë më shumë skuadrën e Tiranës sesa të ardhurit nga Shkodra.
n.e/NOA
Â